MENU
klinika

Fundi i karrierës së aktorit të madh?

Rrënimi i Kevin Spacey

20.08.2018 - 15:56

“Billionaire Boys Club’, që të premten e 17 gushtit debutoi në dhjetë salla kinematografike amerikane ka fituar vetëm 126 dollarë ose 110 euro.

Tashmë në Shtetet e Bashkuara kanë nisur të pyesin: “Mos vallë ky ishte fundi i karrierës së aktorit të madh?”

Mund të thuhet pa frikë se skandalet seksuale ia shkatërruan karrierën fituesit të çmimit Oskar.

Sipas Usa Entertainment Weekly, filmi Billionaire Boys Club, ku Spacey kishte një rol të dorës së dytë ka rezultuar një dështim i plotë.

Ky mund të jetë akti i fundit për protagonistin e suksesshëm të House of Cards që aktualisht nuk është angazhuar në asnjë projekt kinematografik.

Pas valës së akuzave për ngacmime seksuale nga të rinj që aspironin të bëheshin aktorë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, Netflix e pushoi nga puna aktorin duke e përjashtuar nga produksion i famshëm i House of Cards.

Edhe regjisori Ridley Scott preferoi t’i presë të gjitha skenat ku shfaqej aktori në filmin All the Money in the World duke e zëvendësuar me Christopher Plummer.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit