MENU
klinika

Dhurata për fëmijët

Surpriza më fantastike e bërë nga tifozët

20.08.2018 - 17:24

Jemi mësuar të shohim pamje kur futbollistë apo sportistë të ndryshëm dhurojnë fanella për fëmijët tifozët, apo skena të ngjashme si këto.

Por tifozët e Excelsior në Holandë kanë bërë një veprim që do të mbahet mend gjatë në ndeshjen e së dielës kundër Feyenoord.

Feyenoord kishte ftuar në stadium një grup fëmijësh të sëmurë nga spitali “Sophia” për të parë ndeshjen.

Sigurisht, ata kishin hyrë gratis në stadium dhe po shijon ndeshjen, në momentin që tifozët e Excelsior, që ndodheshin sipër tyre, i bënë një surprizë fantastike.

Tifozët e Excelsior nisën të hedhin një breshëri me lodra, kryesisht pellushë për fëmijët e sëmurë që ndodheshin poshtë tyre.

Feyenoord fitoi 3-0 ndaj Excelsior, por ishte një moment kur edhe futbollistët e dy ekipeve duartrokitën iniciativën e miqve. E pamundur të përmbahen lotët kur sheh pamjet!