MENU
klinika

Gëzuar!

Konica.al ju uron një vit të mbarë!

31.12.2022 - 11:12

Kur jemi në fund të vitit kalendarik, siç edhe secili prej jush bën një bilanc për gjithçka ka fituar dhe ka humbur edhe ne duke shpresuar se kjo rezyme do përmbajë më së shumti ndodhi pozitive, bëjmë një përmbledhje.

Përgjatë një viti, kemi qenë pranë jush, duke u përpjekur të japim më të mirën tonë, duke iu njohur me çdo ngjarje që lidhet me kulturën, historinë, trashëgiminë e shqiptarëve por edhe gjithë njerëzimit.

Të dhënat e të shkuarës janë ndonjëherë edhe me shume të rëndësishme se të tashmes, pasi është e nevojshme të ruajmë dëshmitë të cilat provojnë si kemi mbërritur këtu sot.
Ndaj siç mësojmë nga e shkuara jonë historike si komb dhe si njerëzim, urojmë që dhe nga ky vit, secili prej jush, së bashku me ne, të kemi mësuar diçka më tepër për ta bërë vitin e ardhshëm me të mirë.

Urojmë që festat të kenë mbërritur sa më të mbara dhe të begata në pragun e derës tuaj!
Një vit i mbarë ju shoqëroftë, plot shëndet, sukses dhe gjithçka që ju prisni sipas standardeve tuaja.

Ndërsa ne?

Do të jemi këtu, çdo ditë! Pranë jush! Për tju udhëhequr drejt të ardhmes, njoftuar të tashmen, dhe rrëfyer të shkuarën!