MENU
klinika

Shtyllat, offsidet dhe të dhënat e tjera

Kuriozitetet dhe shifrat e fazës së parë të Serie A

23.12.2021 - 21:47

Është Lazio skuadra që vrapon më shumë se të gjitha në Serinë A, ndërsa i shkon Bologna-s dhe Roma-s vendi i parë në renditjen e skuadrave fatkeqe për numrin e shtyllave/traversave të goditura.

Janë vetëm disa kuriozitete të ofruara nga numrat e kampionatit të Serisë A pas fazës së parë. Të dhëna që tregojnë se kryesimi i Inter-it, i arritur nga parakalimi në javët e fundit dhe nga titulli i kampiones së dimrit një javë para Krishtlindjes, tregohet edhe nga shifrat e vrapimit të deritanishëm.

Formacioni i Simone Inzaghi-t dhe kryeson edhe për numrin e golave të shënuar (49), gjuajtjeve totale në portë (plot 127, dhe është e vetmja që e ka kaluar numrin 100, e ndjekur nga Roma e Mourinho-s me 92), për asiste (plot 31 përpara 27 të Lazio-s dhe 25 të Atalanta-s).

Janë zikaltër edhe dy lojtarët me numrin më të madh të asisteve, Nicolo Narella dhe Hakan Calhanoglu (7). Inter është përpara të gjithëve edhe në renditjen e krosimeve (145), goditjet nga këndi (123) dhe golat me kokë (12).

Skuadra që kryeson në renditjen e pritjeve në kampionatin italian është Venezia (76) e ndjekur nga “të vogla” të tjera si Spezia (69) dhe Empoli (68), ndërsa renditja e kilometrave të përshkuar kryesohet nga futbollistët e Lazio-s, që kanë regjistruar një mesatareprej 112.823 km, duke lënë mbrapa Venezia-n dhe Inter-in.

Skuadrat që kanë goditur më shumë shtylla dhe traversa janë Bologna dhe Roma (9 shtylla dhe 7 traversa të goditura respektivisht), ndërsa është sulmuesi verdhekuq Tammy Abraham është ai që ka goditur më shumë herë shtylla bashkë me Candreva-n e Sampdoria-s (të dy me 4).

Skuadra me më shumë aksione në pozicion jashtë loje është Empoli (53), para Sampdoria-s dhe Milan-it. Në krye, për gjuajtjet dhe golat e shënuar, është sulmuesi i Fiorentina-s, Dusan Vlahovic (plot 68 mes atyre në portë, 30, dhe atyre jashtë) që është edhe lojtari me më shumë faulle të pësuar (47) para Davide Frattesi të Sassuolo dhe Joao Pedro të Cagliari-t.