13 C
Tirana, AL
E shtunë, Shtator 23, 2017
ebook Download

ebook Download

Klasikët e librit duket se i kemi harruar dhe anatemuar diku në një cep të mendjes apo bibliotekës. Këta magjikë të botës, të cilët ende sot ekranizohen kinemave të përditshmërisë sonë, duhet të kemi mirësinë t’i marrim dorës e përkëdhelim në fakt, sa herë mundemi. Në këtë mënyrë, mendoj, të rregullojmë një raft dëshire dhe shije – për veten tonë. Sakaq, vijimin e një prej marrëdhënieve më erotike të historisë njerëzore dhe asaj letrare. A lexojmë ne? Çfarë lexojmë? Si lexojmë?Vertikalisht apo horizontalisht? Pra, ne, si lexues, a kemi një realitet tonin tej tavolinave mes miqsh që na mledhin darkave? Nuk di në ka bashkëvuajtje më erotike se ai për të portretizuar së jashtmi dhe së brendshmi tregimet më të bukura të të gjitha kohërave. Nuk di a ka dashuri më të ndjerë, tek na kap flokëve dhe përplas shtratit, se një faqe libri, në fakt. Një faqe libri, dalë prej një letërsie e cila i shpëtoi kthetrave të diktaturës në shek. XIX, e cila më ravijëzon syve tani, si një lloj ngushëllimi për gjithë ata përkthyes që dhanë kontributin më të madh për ne, duke bërë autorët më të mëdhenj të flasin shqip. Vedat Kokona, profesori i leksikologjisë frënge , i cili me një optimizëm të rrallë u dhuroi bashkëkombësve të vet kënaqësinë e të lexuarit  të kryeveprave franceze. Apo, Jusuf Vrioni, një tjetër vlerë e këtij kombi, që u pajtua me guximin dhe dashurinë e librit dhe aty… në errësirë të internimit, shpërfilli atë sistem. Kolosë që edukuan breza të tërë duke e ngjitur majave të maleve të Shqipërisë letërsinë. Pra, me gjithë izolimin e bërë, Shqipëria e dikurshme e la gjallë një pjesë të letërsisë klasike dhe nobelistët deri në fillim të shekullit XX, duke mbledhur kështu rrotull shëpisë botuese jo vetëm përkthyes, por intelektualë kalibri si Poradeci, Kuteli e shumë të tjerë. Andaj kjo nismë e re e portalit tonë ka si bërthamë një kërkesë për të ringjitur një shpëtim individual, e tejkaluar nëpërmjet këtyre librave të hedhur çdo krizë fizike a shpirtërore që na zë dashje a padashje. Kështu, për gjithë lexuesit e Konica.al, do ketë çdo javë një qoshe prej nga kësaj pranvere do të gjelbërojnë sërish metaforat, kuptimet, simbolikat, atmosfera dhe sidomos gjurmët. Gjurmë të mbetura prej dashurisë së vertetë: Librit! Vlen për t’u theksuar që Konica.al do të hedhë falas në faqet e portalit një pjesë të mirë të këtyre librave. Shijojini.

OPINION DHE KOMENTE

Lorik, vetëm ti mund të rikthesh “Tifozat Kuq e Zi”!

Dy ditët e fundit Lorik Cana ishte personazhi kryesor i medieve sportive dhe jo vetëm, në Itali dhe në Shqipëri. Në vendin fqinj u...

Prishja e marrëveshjes bërthamore, një mundësi e humbur për botën!

Katër muaj më parë, më shumë se 41 milionë njerëz që përbëjnë 73% të qytetarëve iranianë që kanë të drejtë vote iu drejtuan kutive...

Gjermanisë i duhen në pushtet njerëz me gëzim më të madh për jetën

Viktor Jerofejev - Shkrimtar rus Në dallim nga shtete të tjera evropianoperëndimore, Gjermania është e kuptueshme historikisht për rusët. Mentaliteti gjerman është i afërt me...

Çfarë do të thoshte Punk Rock për Jugosllavinë komuniste?

Miljenko Jergovic Gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 1984, në Sarajevë, Jugosllavi, “Elvis J. Kurtovic&Meteorët e tij” po performonin në një sallë bodrumesh përpara 300...

Sfida kurde

Të dielën e ardhshme Kurdistani Irakian do të zhvillojë një refrendum për shkëputjen nga Iraku dhe krijimin e shtetit të parë kurd në Lindjen...

MË TË FUNDIT