MENU
klinika

Dy javë përgatitje para rifillimit

La Liga, 3 teste para se të zbresin në fushë

23.04.2020 - 12:37

Takimi mes mjekëve të ekipeve spanjolle dhe drejtuesve të Ligës pritej të hidhte më shumë dritë rreth të ardhmes së kampionatit, por përfaqësuesit e Ligës vendosën të marrin më shumë kohë për t’u konsultuar edhe me aktorë të tjerë, para se të dalin në një vendim final.

E gjitha kjo pas kërkesave të vazhdueshme të mjekëve të 42 skuadrave kryesore në Spanjë se lojtarëve u duhet akoma dhe më shumë kohë për t’u përgatitur për ristart. Sipas tyre, muskujt gjatë kësaj periudhe kanë humbur tempin dhe i duhet të paktën 14 ditë përgatitje intensive në fushën e blertë për të kapur ritmin.

Zbritja e menjëhershme në fushë do të sillte kompliacione të mëdha për lojtarët që duhet të bënin llogaritë me dëmtimet dhe për këtë duhet të zhvillojnë disa ndeshje miqësore. Por ajo që është më e rëndësishme është jeta e lojtarëve.

Mjekët kanë kërkuar teste të njëpasnjëshme për ta para se sezoni të rifillojë. Lojtarët duhet të kalojnë përmes një testi ku do të zbulojnë nëse janë apo jo të infektuar me virusin Covid-19. Testi do të bëhet para se lojtarët dhe stafi të zbresin në fushën stërvitore.

La liga

Më pas do të bëhet një test nëse e kanë kaluar atë, që në gjuhën shkencore njihet si test sterologjik. Në rast se gjithçka shkon sipas planeve, lojtarët do të jenë të gatshëm për të rifilluar kampionat, edhe pse fillimisht do i nënshtrohen një tjetër testi që do të ishte i treti dhe përfundimtar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN