MENU
klinika

Ekskluzive!

Nishani: Çdo krizë ka një zgjidhje! Me palët është pirë shumë kafe…

11.05.2017 - 16:33

Intervistë/ A do të vazhdojë presidenti Nishani negociatat, për ti dhënë fund krizës që ka pllakosur vendin? Ai u shpreh qartë dhe prerë se negociatat asnjëherë nuk do të ndalen. Kjo përgjigje erdhi ekskluzivisht gjatë intervistës që dha me editorialistin Mentor Nazarko.

Hapësira e diskutimit dhe negocimit nuk do mbyllet. Negociatat mes palëve do jenë në çdo rast, por edhe në vijimësi, sepse komunikimi është një proces i pamendueshëm të jetë i shkëputur nga procesi demokratik. Presidenti i ri do të vazhdojë negociatat”, aprovoi presidenti Nishani.

Ka një ndjeshëri të përgjegjësisë tek aktorët dhe dimensioni i qëndrimit strikt në pozicionet e tyre politike. Janë dy momente që prezantohen në mënyrë të qartë, por që nuk konvertohen me njëra-tjetrën. Ka qënë një bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar. Së pari ka qënë për të lehtësuar komunikimin.

Palët kanë komunikuar me pozicione të ngurta. Unë nuk preferova qe të vendoset në tavolinë një axhendë konkrete. Unë mendova të krijohej mundësi komunikimi, ku palët të shihnin temat ku mund të fillohej negocimi. Pati negocim. Tek zgjedhjet, afatet. Pala opozitë qëndronte për qeveri teknike dhe garancitë që kërkon për qytetarët dhe qeveria me argumentat e saj.

Hapësira për dialog dhe hapësira për të pasur një marrëveshje nuk mund të quhen te përfunduara dhe të ezauruara. Asnjë krizë, sado e rëndë që ka qënë, nuk ka zgjatur pafundësisht, çdo krizë ka një zgjidhje, duke pasur këtë parim që edhe në këtë histori të zhvillimit të sistemit politik që të shkojmë drejt një kompromisi dhe kam parasysh që palët te lëvizin nga momentet e tyre strikte”, tha Nishani.

Ai shtoi më tej se kishte përgjegjësinë e garancisë së krizës. “Unë kisha përgjegjësinë e garancisë së krizës. Është pirë shumë kafe. Dy palët ishin goxha strikte”, tha më tej ai.

Intervista e plotë e editorialistit Mentor Nazarko me presidentin Bujar Nishani