MENU
klinika

Shpëtim Nazarko

Shqipëria zgjodhi kaun e parmendës!

26.06.2017 - 09:22

Editorialisti Shpëtim Nazarko ka analizuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 2017, që tregojnë një fitore të pastër për PS duke i dhënë mundësinë Edi Ramës që të ketë i vetëm timonin për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Megjithatë numërimi i votave ende nuk ka përfunduar. Nazarko një ditë më parë tha se mungesa e votuesve me 5% më pak se në zgjedhjet e 2013, kanë dëmtuar drejtpërdrejt PD.

Nazarko shton se aleanca që PD bëri me LSI në 2009, është një tjetër faktor që u dëmtuan demokratët, kjo për faktin se LSI ka marrë votat e fshatrave, që dikur mbështesnin PD-në.
Ajo që ngelet për tu parë, është marrëveshja mes Ramës dhe Bashës.
Analisti Shpëtim Nazarko shprehet optimist se edhe pse Rama ka arritur të fitojë shumicën e votave, ai do të respektojë paktin me Bashën duke respektuar ndërkombëtarët dhe mbi të gjitha Shqipërinë.

Reforma Kushtetuese dhe marrëveshja McAllister, mund të drejtojnë Ramën në thënjen e artë të Makiavelit ku thotë se në ditën e fitores duhet armatosur i munduri.
Nazarko shton se kjo ngelet për tu parë në ditën në vijim.

Ai shprehet se fitorja e Ramës, edhe pse krijoi shumë armiq gjatë mandatit të parë, është shpërblim që populli i dha për punën dhe reformat e ndërmarra nga Rilindja.

Nazarko shton se kjo na kujton në vitet 1920 Rusveltin.

Nazarko shprehet gjithashtu se puna e dobët e Bashës ka bërë që PD të ketë rezultat katastrofik, e njëjtë me atë të vitit 1997.