MENU
klinika

Mentor Nazarko

Princi i Libofshës me dy gra dënohet në SHBA?

18.11.2017 - 15:55

Intervistë/ Princi Jarl Alexandre de Basseville i cili prej kohësh përflitet në mediat shqiptare për krijimin e një Principate në Libofshë, rezulton i dënuar me 20 vjet burg për armë dhe drogë në Los Angeles të SHBA-së.

Madje atij i është ndaluar hyrja përgjithmonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky fakt është i pasqyruar gjerësisht edhe në media botërore, siç është për shembull gazeta franceze Le Parisien.

Shkrimi i Parisien është i një jave më parë, por i pyetur nga Konica.al disa muaj më parë në lidhje me akuzat, ai tha:

Mentor Nazarko: Nuk keni asnjë problem me ligjin amerikan?

Jarl Ale de Basseville: Aspak. Kam fituar procesin nga ku isha i dënuar me 51 akuza…të gjithë avokatët mund t’ju thonë që askush nuk do më të flasë apo dëgjojë këtë çështje. Kam fituar një proces gjyqësor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mentor Nazarko: Për trafik…

Jarl Ale de Basseville: Jo, jo, për 51 akuza të ndryshme, 51 akuza, 51 akuza…dhe fitova…me ishin caktuar 120 vjet… fitova… të gjitha akuzat ranë njëra pas tjetrës…dhe pse? Sepse askush nuk do që të flasë për këtë gjë…

Mentor Nazarko: Sepse?

Jarl Ale de Basseville: Sepse askush nuk do që të flasë për këtë gjë.

Mentor Nazarko: A ka ndonjë arsye pas kësaj? Mund të themi që duke qenë një personazh në qendër të vëmendjes, keni ngjallur xhelozi dhe armiqësi me prokurorët apo investigatorët dhe ndaj u janë krijuar kaq shumë probleme me sistemin gjyqësor…

Jarl Ale de Basseville: Jo, nuk ka lidhje me këtë. Është shumë më përtej nga ajo që njerëzit mund të imagjinojnë…shumë më përtej…Janë çështje ku nuk mund të hyjmë…Eduard Snowden ka dashur të flasë, është problemi i tij… Ne nuk flasim… Nuk kemi pse të flasim…

Në Libofshë të Fierit, Jarl Alexandre de Basseville jeton me dy gra në një marrëdhënie treshe.

Një prej tyre është Miss Albania 2007, Egla Harxhi dhe një femër tjetër e panjohur për publikun.

Ndërkohë, siç raportohet në media të tjera ndërkombëtare, Jarl Ale de Basseville, figuron i martuar edhe me mbesën e aktorit të njohur Carli Caplin.

Për publikun shqiptar dhe jo vetëm, Jarl Alexandre de Basseville është i njohur edhe si fotografi që shkrepi fotot e para nudo të asaj që sot është zonja e parë e SHBA-ve, Melanie Trump./ Paraqitur nga gazeta Parisienne, rimarrë nga Lapsi.al