Menu

Kevin Kodra

4 orë për të bërë grimin për mbrëmjen e maturës/ Për këtë shqiptar po flet gjithë bota!

04.05.2018

Një 18-vjeçar shqiptar që jeton në Toronto të Kanadasë, ditët e fundit ka tërhequr vëmendjen e gjithë opinionit publik.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Kevin Kodra është një djalë i ri që adhuron grimin. Ëndrra e tij është të bëhet grimier.

Për mbrëmjen e tij të maturës, Kevin Kodra ndenji plot 4 orë për të bërë grimin, që vlen të theksohet se është jashtëzakonisht shumë i bukur dhe joshës.

“Qëllimi im ishte të frymëzoja djemtë e rinj. Një djalë që lyhet është një djalë normal. Doja që përvoja ime pozitive të thyente paragjykimet ndaj djemve që lyhen dhe djemve me seksualitete dhe identitete të ndryshme”, thotë Kevin.

“Doja të bëja një grim të rëndë për të dërguar tek njerëzit mesazhin se mund të bëjnë ç’të duan”, përfundon ai në një intervistë për ‘Cosmopolitan.’