Shpeshherë gangsterët e lagjes, që i kanë dhënë një sistemim normal jetës, nëpërmjet vagabondëve të vegjël, ia dalin të bëjnë karrierë në fushën e krimit. Pasi këta vagabondë të vegjël kanë kryer krimin e parë, gangesterët e lagjes u thonë, “meqë rrezikon tashmë burgim të përjetshëm, bëni dhe një krim tjetër” Dhe kështu nis rruga e keqbërjes…Kështu e përshkruan një ekspert kosovar që njihet për aftësitë e tij krijuese dy ndodhitë e rregjistruara rishtazi në Kosovë.
Pak ditë më parë një zyrtar i lartë serb në rang ministri, kishte hyrë pa leje në Kosovë. Në këto rrethana, forcat special të policisë së Kosovës hyn në një tubim në Mitrovicën e Veriut duke e nxjerr me forcë zyrtarin serb dhe duke e dërguar në Prishtinë, ku u ekspozua midis turmës, e cila shpërfaqi në çdo formë pakënaqësinë e saj të trashëguar ndaj serbëve. Pa u shuar mirë jehona e kësaj ngjarje që lëkundi fort raportet e brishta mes Kosovës dhe Serbisë, nga Kosova u deportuan pa procedurë 6 drejtues të kolegjeve turke në shtetin shqiptar, të akuzuar si gylenistë.
Këto dy ngjarje kanë një emërues të përbashkët: Hashim Thaçin. Pikërisht presideti i republikës që doli dhe foli me një gjuhë europiane duke premtuar hetime institucionale për to, është ai që qëndron pas këtyre ngjarjeve. Cili është interesi i tij eventual nga përfshirja e ministrit të brendshëm, kreut të shërbimeve inteligjente kosovare dhe kreut të policisë, dy nga të cilët do largohen nga detyra?
Së pari, rrit popullaritetin në opinionin publik kosovar përmes ‘linçimit’ në publik zyrtarit serb, në një kohë kur njihen vuajtjet e popullit të Kosovës nën pushtimin e Serbisë.
Së dyti rrezikoi të risillte tensionin në Mitrovicën e Veriut ku prej disa kohësh kishin munguar incidente të karakterit ndëretnik.
Së treti, dëshmoi rolin e tij qëndron në politikën kosovare, duke u shfaqur si njeriu më i fuqishëm në Kosovë.
Së katerti, i dha një shpërblim presidentit turk Erdogan pasi vendosi precedentin e riatdhesimit të gylenistëve, diçka që kurrë nuk kishte ndodhur më parë në vendet europiane. Kosova u vu pas Pakistanit, Sudait dhe Afganistanit në rangun e vendeve që kaë pranuar të deportojnë turq të akuzuar si gylenistë.
Së pesti, me këtë lëvizje i dha mundësi partisë së tij të pretendojë për të marrë pozicionin e Ministrit të Brendshëm. Në të njëjtën kohë, me largimin e Ministrit, presidenti Thaçi i bën qejfin edhe Serbisë e cila pati vendosur si kusht specifik largimin e Flamur Sefajt.
Impakti i riatdhesimit të turqve të pretenduar si gylenistë ishte i tillë saqë presidenti turk Erdogan deklaroi se do të sjell në Turqi të gjithë gylenistët. Ndaj dhe akti i Kosovës dukshëm rrit presionin ndaj Shqipërisë. Si për ta kamufluar rolin e tij në këtë ndodhi të konfirmuar nga biseda telefonike me homologun e tij turk Erdogan (të konfirmuar vetëm nga mediat turke) presidenti Hashim Thaçi i ka kërkuar Erdoganit të flasë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Kudo në Kosovë ky trekëndësh telefonik Thaçi-Erdogan-Vuçiç shfaqet si vepër pacifikuese.
Kosova ia ka arritur të shëndrrohet në lajm ndërkombëtar, nëse jo në problem
ndërkombëtar. Ndonëse miqte perëndimore të Kosovës duke vlerësuar brishtësinë e situatës nuk kanë treguar doza kritike të forta ndaj saj, edhe pse është e sigurtë që media ndërkombëtare do të flasë gjatë. Pikërisht për faktin se shteti i themeluar nga Perëndimi, pjesë e Europës, i bën konçension Turqisë në mënyrë kaq flagrante. Dikush mund të aludojë madje se amerikanët kanë shkelur një sy perpara kësaj lëvizjeje të Shërbimeve Sekrete të Kosovës me ato homologe turke, duke e quajtur këtë ‘tolerancë’ gati si një karamele amerikane për Erdoganin.
Pas këtyre dy ngjarjeve, nëse BE nuk vendos kushte shtesë për ecurinë e Kosovës drejt liberalizimit të vizave, atëherë Hashim Thaçi do të dëshmonte aftësitë e tij për të realizuar një kryevepër taktike, por që nuk rezulton gjithmonë strategjike. Megjithëse ky veprim jo vetëm që i shërbeu Thaçit për të theksuar rolin e tij kryesor në vend, por jetësoi shqetësimin e disa qarqeve europiane se në Ballkan janë aktivë shumë fuqi globale, si Kina, Rusia, Turqia e BE-ja, kun ë përballje mes tyre duhet të fitojë BE-ja Ndaj natyrshëm lind pyetja nëse mbas këtyre dy episodeve, a do të ketë reflektim nga BE?