MENU

Shifër jo e papërfillshme

Sa i rëndon xhepit të pronarit një shtëpi e pabanuar

25.06.2018 - 11:47

Pamundësia për ta lëshuar me qira, apo një problem i beftë familjar që mund ta detyrojë një familje ta lërë banesën (apo plot e plot shkaqe të tjera) i kushton pronarit të kësaj shtëpie një sërë taksash e tarifash që vijnë me pagesën e faturave të energisë elektrike dhe ujit të pijshëm.

E me konkretisht, referuar edhe faturave bashkëlidhur në këtë artikull: me faturën e ujit të pijshëm paguhen, përveç tarifës së shërbimit, që është një shumë fikse prej 240 lekësh (me TVSH), edhe tarifa e pastrimit (420 lekë), taksa mbi ndërtesën (100 lekë) dhe taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore (150 lekë).

Gjithashtu, në faturën e energjisë elektrike, përveç tarifës së shërbimit, që është një shumë fikse prej 240 lekësh (me TVSH), përfshihet edhe tarifa e shërbimit për përdorimin e aparateve televizive (100 lekë).

Në total, për çdo muaj mosqëndrimi në banesë, këto tarifa përbëjnë një shumë prej 1350 lekë.