MENU
klinika

Kujdesi ndaj lëkurës

5 faktet që çdo femër duhet të dijë rreth lëkurës

28.07.2018 - 21:56

Lëkura është e aftë të rigjenerojë vetveten çdo muaj. Ajo është organi më i madh i trupit dhe ka punën më të vështirë për të bërë.

Të ruaj dhe mbrojë organet e brendshme të trupit nga patogjenet, mikrobet, faktorët e mjedisit dhe dëmtimet e ndryshme të përditshme. Prandaj është shumë e rëndësishme ti kushtoni më shumë kujdes lëkurës dhe ta shikoni si një domosdoshmëri për shëndetin dhe jo vetëm çështje estetike.

Konsumimi i ushqimeve të duhura, përdorimi i kremit ndaj diellit, maskat dhe vajrat ushqyes të lëkurës janë të domosdoshme.

Gjithashtu kontrolli i përditshëm i njollave të dyshimta apo nishaneve në formë të parregullt ose zmadhim të tyre duhen bërë patjetër në mënyrë që çdo e papritur me shëndetin e lëkurës të zbulohet në kohë. Kur ju kujdeseni në pikëpamjen shëndetësore të lëkurës atëherë keni përtuar edhe pamjen estetike të saj, të butë dhe rrezatuese.

1-Rrudhat mund të jenë tregues i sëmundjeve më të rënda. Në momentin që keni rrudha të thella atëherë kjo mund të tregojë një densitet të ulët të kockave dhe postmenopauzën. Lëkura dhe kockat përbëhen nga i njëjti kolagjen dhe niveli i ulët i tij shfaq jo vetëm rrudha por edhe kocka të dobëta.Gjithashtu rrudhat tregojnë edhe një gjumë të pakët dhe jo cilësor.

kolana e librave

2-Kontrolli i nishaneve kur nuk jeni të sigurt për pamjen e tyre. Është e rëndësishme të bëni kontrolle tek dermatologu për çdo dalje të nishaneve të reja apo kur forma e tyre nuk është e rregullt. Këto mund të jenë raste melanomash që mund të rezultojnë vdekjeprurëse. Gjithashtu edhe gungat apo rritje e qimeve nën mish nëse nuk zhduken për 3 javë duhet të shkojnë të kontrollohen pasi janë probleme me lëkurën. Ato nuk janë kancerogjene por sërish kërkojnë ndërhyrjen e mjekut

3-Aknet mund të përkeqësohen me kalimin e moshës. Kur kaloni moshën 30 vjeçare niveli i estrogjenit bie dhe si pasojë rigjenerimi i lëkurës është më i ulët. Gjithashtu ky çrregullim mund të shkaktojë më shumë prodhim të yndyrës dhe dalje të puçrrave si adoleshentet.

4-Zakonet e mira në ushqim mund t’ju japin një lëkurë më të shëndetshme dhe të bukur. Disa ushqime janë shumë të mira për lëkurës duke e rigjeneruar atë, ushqyer, rritur elasticitetin dhe e mbarojnë nga rrezet UV të Diellit. Mirëpo disa të tjera e prishin lëkurën përpara kohe. Prandaj konsumoni ushqimet e duhura për një lëkurë më të bukur dhe të shëndetshme.

5-Djersitja e madhe ka një arsye. Djersitja ndodh për arsye të ndryshme, mirëpo kur kjo është e madhe edhe në mot të ftohtë atëherë tregon se diçka me shëndetin tuaj nuk shkon siç duhet. Në këtë rast drejtohuni një mjeku.

Ndihmojnë dhe për bark të fryrë

Çfarë të hamë kur kemi gazra?

Ja si të qëndroni të hidratuar!

Harroni gjithmonë të pini ujë?

Si ta kuroni në kushte shtëpie!

Zjarri i natës, një formë e rrallë herpesi

Receta 100% natyrale

Vuani nga kapsllëku?