MENU
klinika

Ç'mund të bëhet?

850 milion njerëz në kushte ekstreme varfërie

09.07.2018 - 09:00

Vitin e kaluar, rreth 11 për qind e popullsisë së përgjithshme botërore (përafërsisht 850 milionë njerëz) kanë vuajtur nga uria e përditshme, sipas një raporti të kohëve të fundit të Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen e sigurisë ushqimore dhe të ushqyerit në botë.

Kjo është tragjike. Shifrat tregojnë një rritje prej 4.5 për qind – ose 38 milion njerëz më të uritur – nga viti i kaluar. Kjo rritje është veçanërisht e rëndësishme, sepse është rritja e parë e urisë globale që kemi parë në më shumë se një dekadë.

Megjithëse uria globale ishte në 14 për qind e popullsisë së botës në vitin 2005, çdo vit që nga ajo kohë, midis viteve 2005 dhe 2016, numri i njerëzve të uritur në planet ra. Zyrtarët e zhvillimit ishin optimistë se ishin në rrugën e duhur për ta zhdukur urinë.

Konflikti dhe ndryshimi i klimës janë fajtorët që fshihen pas rritjes së numrit të këtij viti

Sipas Kombeve të Bashkuara, siguria ushqimore përkeqësohej në të gjitha pjesët kryesore të Afrikës nën-Sahariane, Azisë Juglindore dhe Azisë Perëndimore. Për shembull, Sudani Jugor është i zhytur në konflikte dhe përjetoi një krizë ushqimore të madhe në fillim të këtij viti.

Moti i keq mund të nxisë konflikte

Nëse mbivendosni një hartë të konflikteve të botës mbi një hartë të problemeve më të këqija të sigurisë në botë, ekziston një lidhje e qartë. OKB vëren se 20 milion njerëz janë në rrezik të vdesin nga uria jo vetëm në Sudanin e Jugut, por edhe Somali, Jemen dhe në verilindje të Nigerisë. Të gjitha këto fusha janë të prekura nga konfliktet që ulin aftësinë e njerëzve për t’u vetushqyer.

Në mënyrë të ngjashme, përkeqësimi i kushteve mjedisore ka shkatërruar shumë nga këto fusha. Raporti i OKB-së vëren se Afganistani, Republika e Afrikës Qendrore, Sudani Jugor dhe Jemeni përjetuan të gjitha përmbytje të rënda në vitin 2016, ndërsa Iraku, Somalia, Sudani Jugor dhe Siria të gjithë pësuan thatësira të këqija.

Çka ndoshta po dëshmojmë është një ndërveprim midis kushteve të përkeqësuara mjedisore, që ndihmojnë në përkeqësimin e tensioneve ekzistuese sociale, dhe rrezikimin e jetesës së miliona njerëzve.

Këto ngjarje kanë ndodhur edhe më parë dhe historia na tregon se shpesh ka lidhje mes konfliktit dhe motit të keq.

Për shembull, ekziston një lidhje e ndërlikuar, por e mirëpërcaktuar, midis thatësirës dhe fillimit të Luftës Civile Siriane. Duket se pakësimi i reshjeve në fillim të viteve 2000 i shqetësoi komunitetet rurale të Sirisë dhe bëri që ata të shkonin nëpër qytete dhe të protestonin për korrupsionin politik në qeverinë e Asadit.

Ngjashëm, ekziston një lidhje midis thatësirës dhe gjenocidit të Ruandës të viteve 1990. Dhe nëse shohim më tej në kohë, historianët e pranojnë që Revolucioni francez nisi si një protestë mbi çmimet e ushqimit pas dështimeve të korrjes, e cila nxori me mijëra refugjatë të ngelur trokë rrugëve e Parisit.

Zgjidhja e mundshme: kulturat tolerante ndaj thatësirës

Për fat të mirë, ka zgjidhje të mundshme. Për shembull, në Universitetin e Guelphit po kultivojnë më shumë varietete tolerante ndaj thatësirës së kulturave të rëndësishme. Mund promovohen praktikat bujqësore që krijojnë lëndën organike të tokës. Materia shtesë organike vepron si një sfungjer, duke ruajtur reshjet e shiut për t’i përdorur kur është e nevojshme.

Përveç kësaj, mund të mbështeten projekte të zhvillimit ndërkombëtar, duke u përqendruar në veçanti tek familjet me kryefamiljare femra, për të ndihmuar fermerët në shkallë të vogël të qasen në tregje dhe të bëhen më efikase. Përqendrimi te gratë është thelbësor, sepse, në Afrikë, 80 për qind e ushqimit prodhohet nga fermerë të vegjël, që janë kryesisht gra rurale.

Për vite të tëra, akademikët dhe aktivistët po përpiqen të ngrenë këmbanat e alarmit se rritja e popullsisë dhe ndryshimet klimatike do ta bëjnë gjithnjë e më të vështirë ruajtjen e sigurisë së ushqimit gjatë gjeneratës së ardhshme dhe ky konflikt është pothuajse i pashmangshëm.

Por deri në këtë vit, nuk duket se ka shumë të dhëna, përveç të dhënave historike, për të konfirmuar këto shqetësime. Me zvogëlimin e urisë çdo vit nuk ka patur arsye për t’u shqetësuar, por kjo rritje në uri e sinjalizuar në këtë raport të fundit të OKB-së duhet të fitojë vëmendje.

Në të ardhmen, a do të kujtojmë vitin 2017 si viti kur kemi filluar të humbasim betejën për të siguruar që e ardhmja të ushqehet mirë? Apo do ta mbajmë parasysh këtë paralajmërim dhe do të ndërmarrim veprimet e nevojshme për të ndihmuar komunitetet kudo ndodhen që të ndërtojnë sisteme më elastike të ushqimit?

Burimi: World Economic Forum