MENU
klinika

CAS për zgjedhjet

Asnjë njoftim nga CAS në Lozanë për zgjedhjet e FSHF-së

26.07.2018 - 13:35

Ish-kandidati për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, në zgjedhjet e fundit në muajin shkurt, Bashkim Fino, ka bërë me dije se apelimi i zgjedhjeve vijon edhe në shkallën e fundit të gjykimit sportiv, CAS, me seli në Lozanë.

Por CAS nuk ka bërë asnjë njoftim për pranimin dhe nisjen e rigjykimit të çështjes, siç ka bërë më parë me rastin e animimit të FSHF-së ndaj UEFA-s apo edhe në rastin e çështjes “Skënderbeu”.

konica sportkonica sport mobile

Fino ka pranuar edhe në daljet publike që ka apeluar në CAS, por kur kanë kaluar rreth 7 muajt nga zgjedhjet e FSHF-së, nuk ka asnjë njoftim nga Lozana kur do të merret në shqyrtim apo të ketë një datë për vendimin.