MENU
klinika

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, këto llogari ishin në emrin e një shoqërie që ushtronte veprimtari në fushën e...

Bllokohen 1.5 milion euro, me gjasë burim aktiviteti kriminal

04.07.2018 - 13:04

Specialistët për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminal kanë sekuestruar 1.5 milion euro llogari bankare, me gjasë burim aktiviteti kriminal. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, këto llogari ishin në emrin e një shoqërie që ushtronte veprimtari në fushën e tregtisë ndërkombëtare, e krijuar nga një shtetas italian.

“Specialistët për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.5137 të vitit 2018 të regjistruar për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në bazë të Vendimit Nr. 3422 të datës 30.06.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë bënë sekuestrimin e llogarive bankare, gjendjeve në to, si dhe aseteve në vlerën:

– 1. 5 milion euro (të një shoqërie me objekt veprimtarie në fushën e tregtisë ndërkombëtare).

Kjo shoqëri e krijuar në vendin tonë nga shtetasi i huaj italian S. L., (me precedentë të ndryshëm penalë në Itali për deklarata mashtruese dhe krime në fushën e tatimeve) ka përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro nga shoqëri të huaja dhe një pjesë të tyre ndërmjet transfertave i ka transferuar në vende të ndryshme si Hong Kong, Kinë dhe Itali”.