MENU
klinika

Sektorët me kontributin më të lartë

Çfarë e rriti ekonominë gjatë tremujorit të parë të vitit?

05.07.2018 - 15:36

Sipas të dhënave zyrtare të INSTA-it, ekonomia shqiptare u rrit me 4.45% në tremujorin e parë të vitit 2018. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë parashikon norma pozitive rritjeje gjatë tremujorit të dytë.

Por cilët sektorë kontribuan në këtë rritje të konsiderueshme gjatë kësaj periudhe?

Bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë pësuar një rritje rreth 2%. Rritje të ngjashme ka edhe ndërtimi, por rritja për të njëjtën periudhë një vit më parë ka qenë 6-fish më e lartë.

Industria nxjerrëse; përpunuese; energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar; furnizimi me ujë; aktivitetet e trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, rehabilitimit, në total, përbëjnë një rritje prej rreth 20%, rritja me kontributin më të lartë në PPB, nga e cila Industria përpunuese zë një peshë prej thuajse 10 për qind

Paralelisht me këtë zhvillim, rritje vërehet edhe në normat e kthimit në fondet e investimit të kapitalit në banka e nivelit të dytë, në nivelet 4-5%.