MENU
klinika

Dhurata prej diamanti

E fshehta e dhuratës prej diamanti, Elvana Gjata tregon gjithçka

22.07.2018 - 17:08

Elvana Gjata e ka nisur fuqishëm verën e këtij viti. Ajo ka publikuar së fundmi dy projektet e saj më të reja ‘Ku vajti’ dhe ‘Mike’ të cilat janë shumë të pëlqyera nga publiku dhe numërojnë me miliona klikime në Youtube. Elvana nuk po bën ‘zhurmë’ vetëm nga ana profesionale por edhe private. Së fundmi nëpër media thuhet se i dashuri i saj është një biznesmen i cili bën jetë luksoze dhe flitet se është dhe pronari i një hoteli luksoz në Tiranë.

E ftuar në emisionin Prive ajo është pyetur në lidhje me jetën e saj private dhe pa mundur të shpëtojë nga pyetja ajo përgjigjet: “Kur vjen puna te këto gjëra, unë jam një person që jetën time private e kam shumë të rëndësishme dhe nuk flas kurrë. Apo e kam thënë një herë këtë? Apo e thonë të gjithë këtë gjë?” –është shprehur ajo me shaka duke vazhduar: “Për mrekulli.”

Ndërsa për unazën e diamantit e cila u përfol shumë në media kohët e fundit me shumë vështirësi e ka pranuar që është një dhuratë. “Po pse nuk shikon orën,vëthet apo kapelen ti, por shikon unazën,” “Kohët e fundit, lexova një artikull që thoshte se diamantët janë thjesht një gënjeshtër e madhe-është munduar t’i shmanget ajo pyetjes por ka përfunduar duke e pranuar që është një dhuratë.