MENU
klinika

Vendimi i Këshillit të Ministrave

Fagu: Klubi sportiv i Partizanit, më mirë me Bashkinë e Tiranës

28.07.2018 - 20:47

Klubi sportiv Partizani që prej datës 18 korrik të këtij viti ka kaluar nën administrimin e Bashkisë Tiranë. Në bazë të VKM-së së kësaj date, “Klubi i kuq” do të mbështet te bashkia e kryeqytetit dhe tashmë priten më shumë financime dhe mbështetje.

Një nga personalitetet më të vjetër në këtë klub, Arben Fagu, aktualisht trjaner i Partizanit në basketboll për meshkuj, ka rrëfyer pritshmëritë dhe mundësitë që janë krijuar me këtë ndryshim.

Në prononcimin e tij për TeleSport, Fagu e ka vlerësuar si të vonuar, por shumë pozitiv vendimin e marrë nga qeveria shqiptare dhe që hap mundësi të shumta.

Fagu u shpreh se përfitimet për klubin e Partizanit pritet të jenë shumë planëshe, si në aspektin financiar, por edhe atë infrastrukturor, prej të cilit ky klub ka vuajtur shumë në dy dekadat e fundit.

Kalimi nën adiminstrimin e Bashkisë Tiranë, do të ketë një impakt shumë të madh edhe tek akademia e Partizanit, ka shtuar Arben Fagu.

Tekniku i Partizani basket për meshkuj ka dhënë premtimin se në sezonin që vjen, kjo skuadër do të jetë në një nivel më lartë dhe se përgatitjet për këtë gjë kanë filluar prej disa javësh.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave bashkë me Partizanin nën administrimin e Bashkisë Tiranë ka kaluar edhe Klubi Sportiv Studenti, çka besohet se do të sjellë një rritje të nivelit dhe performancës së këtyre ekipeve.