MENU
klinika

Te zbulojmë Elbasanin

Funar, një tjetër mrekulli natyrore 25 km larg

31.07.2018 - 17:06

Është vetëm 25 km nga Tirana, por pakkush di për ekzistencën e një perle të turizmit, për të cilën nuk është bërë mjaftueshëm për t’u promovuar. Funari është një njësitë administrative të Bashkisë Elbasan me një sipërfaqe prej afro 61 mijë km katrorë të vendosur në një terren kodrinoro-malor e gërshetuar me liqenet të cilat e bëjnë mahnitës peisazhin e kësaj zone. Të 2300 banorët e zonës merren kryesisht me blegtori, bimë medicinale dhe frutikulturë, por që pas ndarjes së re administrative-territoriale, Funari po tentohet të përfshihet edhe nga Bashkia e Elbasanit në listën e destinacioneve që nuk duhet të lihen pa u vizituar nga turistët.

Për promovimin e kësaj zone, Bashkia e Elbasanit ka organizuar një festë, e cila pritet të kthehet në traditë. “Funar Fest” mblodhi për të dytin vit rradhazi këngëtarë dhe valltarë që sollën interpretime nga folku tipik i kësaj zone të Shqipërisë së Mesme. Madje për Funarin ka edhe një datë që përkon me cceljen e sezonit, 26 mars. Këtë vit për të parën herë u prezantua dhe një projekt ambicioz që nuk dihet se kur do të shoh dritën e zbatimit por që nëse do të realizohet do të ndikojë në rigjallërimin e Funarit dhe 9 fshatrave pjesë e tij. Ka qenë kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini që sqaroi se Funari do të lidhet drejtpërdrejtë me Tiranën përmes një aksi rrugor që do të kalojë mes fshatrave.

Duke folur për rrugë, Funari vetë është bërë i aksesueshëm nga makina në vitin 1967, kur u hap rruga në këtë zonë. Në ato vite, gërmimet nxorrën në dritë rrasa pllakash që mbulonin varre të ndërtuar me mur guri. Në to gjendeshin skelete që nuk u dëmtuan plotësisht. Ato i përkasin një periudhe shumë të lashtë, mbase parapellazgjike kur njeriu nuk ishte me përmasat e ditëve të sotme. Nga kjo anë kanë dalë dhe shumë burra të menccur që në histori njihen si prijës në luftra, sikurse Selim Meta nga Balza i cili dha jetën në përpjekje me forcat diversante si dhe Isuf Deliu nga Mollagjeshi, një patriot i njohur që u shërbeu bashkëfshatarëve, jo vetëm si drejtues gjatë Luftës së Dytë Botërore por edhe si hoxhe i fshatit.