MENU
klinika

Formula 1

Hamilton triumfon edhe në Hungari, i shkëputet Vettelit

29.07.2018 - 16:05

Lewis Hamilton triumfon edhe në pistën e Hungarisë dhe kryeson bindshëm kampionatin e Formula 1 edhe për këtë sezon. Piloti britani i Mercedes, që u nis i pari, nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren.

I dyti është renditur gjermani Sebastian Vettel me Ferrari. Një rezultat i mirë për Vettel, duke parë që u nis i katërti. Piloti i Ferrarit ka vuajtur shumë për të parakaluar Bottas, madje ka pasur edhe një kontakt mes tyre.

Pikërisht nga ky kontakt ka përfituar edhe Raikkonen, që ka parakaluar edhe ky Bottas. Raikkonen ngjitet në podium, në vendin e tretë.

Bottas ka humbur edhe vendin e katërt, pas një kontakti tjetër me Daniel Riciardo, me këtë të fundit që arrin ta kapë dhe në kthesën e fundit ta parakalojë.

Hamilton shkëputet me 30 pikë në renditjen e përgjithshme kundrejt Vettel. Formula 1 do të rikthehet pas 3 javësh.