MENU

Ekipi shqiptar në Evropë

Historike, Shkëndija e Tetovës kalon në turin e tretë të Champions League

31.07.2018 - 20:06

Shkëndija e Tetovës ka regjistruar arritjen më të madhe të ekipeve shqiptare në historinë e Champions League, pasi ka kaluar në turin e tretë eliminator, duke barazuar 0-0 në Moldavi ndaj Sheriff Tiraspol, kur ndeshja e parë në Tetovë kishte përfunduar 1-0.

Tetovarët kanë mbrojtur fort fitoren e parë, pavarësisht se kanë vuajtur për 90 minuta nga moldavët, që kanë qenë superiorë.

Në turin e tretë eliminator, Shkëndija e Tetovës do të ndeshet me Salzburg të Austrisë, një kundërshtar shumë i fortë, por me këtë arritje, tetovarët kanë siguruar grupet e Europa League edhe sikur të eliminohen.