MENU
klinika

Mbi 400 miliard dollarë

Ndikimi i mungesës së gjumit në ekonomi

29.07.2018 - 20:00

Gjumi është mbivlerësuar – thotë një thënie e vjetër. Por a qëndron kjo sipas kërkimeve shkencore moderne?

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC) tashmë kanë shpallur gjumin e pamjaftueshëm një problem të shëndetit publik. Dhe SHBA-ja nuk është e vetme në këtë luftën. Mungesa e gjumit është një problem në rritje në të gjitha ekonomitë perëndimore. Ky është zbulimi i studimit të ri të titulluar “Pse gjumi ka rëndësi – Kostoja ekonomike e gjumit të pamjaftueshëm”. Studimi u krye nga Korporata Rand, një institut politikash jo-fitimprurës.

Gjumi i pamjaftueshëm mund të ketë pasoja të rrezikshme në shëndetin tuaj – duke rritur rreziqet e vdekshmërisë – por gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në arritjet akademike dhe në nivelet e produktivitetit personal. Kjo do të thotë se mungesa e gjumit dhe pasojat e saj nuk ndikojnë vetëm në sistemet e kujdesit shëndetësor, por mund të ndikojnë ekonomitë të tëra.

Ndikimi i stilit të jetesës dhe punës në gjumë

Njerëzit po flenë gjithnjë e më pak për shkak të faktorëve të jetesës, përfshirë këtu konsumimin e alkoolit, pirjen e duhanit, stresin dhe mungesën e stërvitjes. Shoqëria dhe ekonomia jonë “me kërkesa të larta” dhe përdorimi i tepruar i mediave elektronike, gjithashtu, i kushtojnë vëmendje aftësisë tonë për të fjetur, thuhet në raport.

Deri tani reduktimi më i madh i kohës së gjumit është shkaktuar nga çështjet e shëndetit mendor, shqetësimet financiare, presioni kohor në punë dhe ndikimi i distancave të largëta. Ekziston gjithashtu një dallim gjinor, me meshkuj që flenë nëntë minuta më pak mesatarisht se gratë.

Rritja e rrezikut të vdekshmërisë

Një individ i cili fle mesatarisht më pak se gjashtë orë në natë ka një rrezik 13% më të lartë të vdekshmërisë sesa një person që fle midis 7 dhe 9 orë. Por edhe për ata në ndërmjet, që flenë gjashtë deri në shtatë orë gjumë, rreziku i vdekshmërisë është ende 7% më i lartë për të gjitha shkaqet e vdekjes, duke përfshirë aksidentet me makina, goditjet, kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Image 1

Cilat vende humbasin më shumë nga mungesa e gjumit?

Ata që flenë më pak se gjashtë orë në ditë raportojnë një humbje prej 2.4% më të lartë të produktivitetit sesa punëtorët që flenë shtatë deri në nëntë orë të rekomanduara. Kjo do të thotë se, teorikisht, një punonjës që fle shumë pak gjumë humb rreth gjashtë ditë pune në vit më shumë se një punëtor që fle gjumë mjaftueshëm.

Duke e shtrirë në bazë vendi, SHBA-ja humbet rreth 1.23 milion ditë pune për shkak të mungesës së gjumit, e ndjekur nga Japonia, e cila humbet mesatarisht rreth 600000 ditë pune dhe Britania e Madhe dhe Gjermania, ku humbjet teorike arrijnë në vetëm 200000 ditë. Nga pesë vendet e anketuara, Kanadaja ka humbjen më të vogël të kohës së punës, më pak se 80000 ditë.

Ndikimi ekonomik i gjumit të humbur

Studimi arrin në përfundimin se mungesa e gjumit ndikon në ofertën e punës në një sërë mënyrash. Për shkak të rritjes së rrezikut të vdekshmërisë, popullsia në gjendje pune është zvogëluar ndjeshëm; punonjësit e privuar nga gjumi kanë më shumë gjasa të mungojnë në puna ose të kryejnë më pak orë pune; dhe fitimi i aftësive te fëmijët do të ngadalësohet nëse nuk flenë mjaftueshëm.

Image 2

Një analizë e performancës së fjetësve normalë krahasimisht me punëtorët e privuar nga gjumi thekson rëndësinë e problemit. Ndërsa humbja në përqindje ndaj GDP-së duket e vogël në shikim të parë, shumat në vlerë absolute janë tronditëse.

Pagjumësia i kushton SHBA-së mbi 400 miliard dollarë, Japonisë 138 miliard dollarë. Gjermania dhe Britania e Madhe ndjekin me 60 dhe 50 miliard dollarë dhe Kanadaja me 21 miliard dollarë.

Si të frenohet mungesa e gjumit

Hulumtuesit e Rand përfundojnë me një sërë rekomandimesh për të adresuar problemin. Në nivelin personal, duke pasur një rutinë të caktuar të gjumit me një kohë të rregullt zgjimi, stërvitja dhe shmangia e stimuluesve si kafeina ose nikotina mund të japin të gjitha ndikimet pozitive. Nga këndvështrimi i punëdhënësve, dekurajimi i përdorimit të pajisjeve elektronike afër kohës së gjumit dhe promovimi i rutinave të mira të gjumit duhet ta ndihmojë stafin që të pushojë më shumë gjatë natës. Në lidhje me promovimin e gjumit në politikat publike, raporti sugjeron fushatat e ndërgjegjësimit publik dhe prezantimin e kohës së fillimit të shkollës dhe oraret më efektive, për të siguruar gjumë të shëndetshëm për të rinjtë.

Burimi: World Economic Forum