MENU
klinika

NBA

Jo vetëm biznes, LeBron James realizoi ëndrrën te Lakers

30.07.2018 - 15:01

Do të përfitojë 154 milionë dollarë për 4 sezonet e ardhshme, por për LeBron James kalimi nga Cleveland Cavaliers te Lakers nuk ka qenë thjesht një biznes i mirë, por edhe realizimi i një ëndrre.

Për herë të parë në karrierën e tij, ylli i NBA-së do të luajë në Konferencën e Perëndimit dhe Lakers janë skuadra e tretë në karrierën e tij, pas Cleveland (dy herë) e Miami.

“Të luash në nje ekip me kaq shume emër dhe histori si Lakers dhe të kesh mundësinë për të punuar me një ikonë të NBA-së si Magic Johnson është një gjë që e kam ëndërruar që në fëmijërinë time”, – ka thënë LeBron James.

“Tani shoh se e gjithë kjo ëndërr është bërë realitet, pasi Magic ka qenë një pikë referimi për mua. Jam entuziast që bëj pjesë te kjo skuadërt dhe mezi pres të rikthehem në fushë.

Do të jap maksimumin tim për ta rikthyer këtë ekip në nivelet e dikurshme, për të dueluar për titull”, – u shpreh më tej “King James”.

Tashmë 33 vjeç, James pritet të luajë në Los Angelos vitet e fundit të karrierës së tij magjike në NBA, ku synon të fitojë një titull kampion edhe më këtë ekip. LeBron e ka bërë këtë deklaratë gjatë një interviste në “Instagram”, ku mbante të veshur fanellën e ekipit britanik të Liverpool.