MENU
klinika

Blerja e dështuar

Jo vetëm Bonucci, një tjetër yll i Milanit drejt largimit

28.07.2018 - 17:50

Nuk është vetëm Leonardo Bonucci që mund të largohet nga Milani. Portugezi Andre Silva ka zhgënjyer plotësisht, ai nuk ka treguar asgjë në vitin e tij të parë në Itali dhe nuk është aspak çudi që të largohet.

Vetëm 2 gola në 24 ndeshje, është një bilanc qesharak po të llogariten 38 milionë eurot e shpenzuara për kartonin e tij dhe jo rastësisht ai është cilësuar si dështimi më i madh i merkatos së këtij viti.

Milani kërkonte prej kohësh një sistemim për lojtarin dhe me sa duket e ka gjetur. Sipas gazetës turke “Fanatik”, Galatasaray ka gjetur një akord me Milanin për huazimin me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Por ish-lojtari i Portos nuk ka një akord me klubin turk sa i përket rrogës. Galatasaray i ofron atij 3 milionë euro në sezon, shifër që nuk kënaq portugezin dhe deri në zgjidhjen e këtij detaji, ai do të vazhdojë të mbetet pjesë e Milanit.