MENU
klinika

Shtim lejesh për ndërtim hotelesh

Kapacitetet akomoduese turistike në Shqipëri

31.07.2018 - 18:00

Në vitin 2016, në gjithë vendin funksionuan 1.242 struktura akomoduese (hotele, motele, kampe, bujtina, streha malore dhe struktura të tjera për qëndrime afat-shkurtra). Numri gjithsej i dhomave në këto struktura ishte 17.692 dhe shtretërit ishin 41.376 mijë. Gjatë viteve 2013-2016, numri gjithsej i strukturave akomoduese (që funksiononin gjatë periudhës) u rrit mesatarisht me 20,3% dhe numri i shtretërve në to u rrit mesatarisht 13,3%.


Gjatë viteve 2013-2017, numri i lejeve për ndërtim hotelesh ishte 134. Në vitin 2017, u dhanë 53 leje për ndërtim hotelesh, duke u rritur rreth 5 herë, krahasuar me një vit më parë.

Burimi: INSTAT