MENU
klinika

Nderohet ish-kapiteni i Kombëtares

Kukësi, dhuratë speciale për Ansi Agollin

26.07.2018 - 22:47

Në prag të ndeshjes mes Kukësit dhe Qarabag, e vlefshme për turin e dytë eliminator të Champions League, klubi verilindor ka surprizuar ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, që sot luan kundër kampionëve të Shqipërisë.

konica sportkonica sport mobile

Para startit të ndeshjes, drejtori sportiv Nderim Nexhipi i ka dhuruar qeleshen e Lumës dhe një çifteli Agollit, në shenjë respekti për atë cfarë ka dhënë për ekipin kuqezi, duke qenë një ambasador i vërtetë në Azerbajxhan.