MENU
klinika

UEFA Europa League

Kukësi-Qarabag do ta zgjidhin në kthim…

26.07.2018 - 15:24

Ka përfunduar ndeshja e parë e turit të dytë eliminator të Champions League mes Kukësit dhe Qarabag të Azerbajxhanit, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ku asnjëra nga skuadrat nuk ka shënuar gol.

Miqtë kanë qarkulluar më shumë topin, kanë krijuar 2-3 raste të volitshme për shënim, por nuk ia kanë dalë dot. Ndërsa Kukësi vetëm një rast të mirë ka pasur në pjesën e dytë.

Verilindorët janë mbrojtur me shumë forca, ku në të shumtën e kohës rreshtoheshin 5 të tillë. Gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit, më 1 gusht, në Azerbajxhan.