MENU

Serie A

Napoli me rregulla të forta, gjobë 100 euro kush jep autograf

30.07.2018 - 18:05

Napoli ka dalë kundër tifozëve të tij, duke detyruar futbollistët që të mos japin autografe për ata tifozë që nuk e kanë blerë ende një fanellë të re për sezonin që vjen.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane dhe tifozët kanë mbetur mjaft të zhgënjyer me këtë vendim të bordit drejtues. Si futbollistët, ashtu edhe stafi, do të gjobiten nëse firmosin fanella të vjetra, ose edhe aksesorë të tjerë.

Ky vendim është marrë në mënyrë që të shiten sa më shumë fanella të reja të sezonit që po vjen dhe mediat italiane, raportojnë se napoletanët janë në konkurrencë me Juventusin.