MENU
klinika

Historia e Futbollit Fierak

Nga lojërat me top në rrugicat e Fierit, në ndeshje zyrtare në stadiume

31.07.2018 - 16:31

Rrugicat plot pluhur të qytetit të Fierit kanë qenë hapsirat e para ku të rinjtë që ktheheshin nga studimet jasht vendit në fillim të viteve ’20 të shekullit të XX-të kalonin pasditet e verës duke luajtur me topa prej lecke. Një ndeshje të mirëfilltë fierakët e patën mundësi ta organizonin zyrtarisht në 17 qershor të vitit 1924 kur ekipi i qytetit u ndesh me atë të Vlorës, një aktivitet i organizuar nga shoqëria “Bashkimi”.

Shoqëria e parë sportive u themeluar nga një grup studentësh në verën e vitit 1925 por vetëm tre vite më pas ajo mori pamjen e një klubi të vërtetë sportive, pasi krijoi statutin dhe kryesinë e cila ishte përgjegjëse për planifikimin dhe drejtimin e çdo kompeticioni apo organizimit të çdo ndeshje. Në vitin e parë të ekzistencës klubi sportive organizoi gara çiklistike me itineraret Fier-Roskovec-Fier si dhe Fier-Zharrëz-Fier.

Aktivitetet futbollistike nisën të organizoheshin me themelimin edhe të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gjatë vitit 1934 organizohet nga shoqëritë sportive të Vlores, Fierit, Lushnjës dhe Beratit aktiviteti i përbashket i titulluar kupa e Myzeqesë, e cila u fitua nga ekipi i Apolonisë. Në vitin 1936 ky ekip fitoi kupën e tretë të Federatës Shqiptare të Sportistëve. Teksa në këtë periudhë nisën të lulëzonin edhe shoqëri të tjera sportive në Fier sikurse ishte “Myzeqeja” e krijuar në vitin 1927, “Sport Klub Fieri” në vitin 1930-të, dhe Ballkanikja në vitin 1930. Ndërkohë në vitin 1938 normalistët e ardhur nga Elbasani sollën në Fier lojën e Basketbollit e cila pas Luftës së Dytë Botërore u bë një nga lojërat më popullore të qytetit.

Në vitet e pasluftës e deri në kapërcyell të ndryshimit të sistemit në fillim të viteve ’90, Fieri njohu një hov të zhvillimit dhe riorganizim të klubit sportive “Apoloni” i cili mori formën e një institucioni sportive multidisiplinar. Stadiumi i parë i futbollit u ngrit në vitin 1958 me një kapacitet 6 mijë vendesh. Kulmin e zhvillimit të tij futbolli fierak e pati në vitin 1985-1990 kur skuadra e drejtuar nga tekniku Vangjel Capo njohu suksese duke shënuar një periudhë të artë të sportit shqiptar. Rezultati më i mirë i arritur nga futbolli deri në këtë kohë ishte ai i sezonit sportive 1988-1989 ku Apolonia u rendit në vendin e tretë të kampionatit kombëtar.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë