MENU
klinika

Fatkeqësi natyrore

Njihuni me zjarret që ndryshuan historinë e zhvillimit të qyteteve

30.07.2018 - 10:50

Që kur njerëzit nisën të ngrinin struktura ngrehinash me dru dhe jo me gur, zjarri ka qenë pjesë e të mësuarit. Në të vërtetë, kaq të zakonshme u shëndrruan këto ‘inferno’ përgjatë historisë së njerëzimit saqë është e pamundur që një qytet i madh të mos ketë kaluar të paktën njëherë nëpër flakët e zjarrit. Madje disa syresh janë djegur më shumë se njëherë sikurse në rastin e Kostandinopojës e cila u dogj 5 herë midis viteve 406 dhe 1204. Shumica e këtyre zjarreve kanë origjinë nga dora e njeriut, e kombinuar me natyrën dhe teknikën e dobët të ndërtimit.

Vetëm disa prej këtyre zjarreve qëndrojnë në kujtesën botërore dhe identifikohen sit ë rëndësishme jo vetëm për shkak të fuqisë së shkatërrimit por sepse i dhanë një tjetër prirje zhvillimi qyteteve të cilat u detyruan të rishohin teknikën e ndërtimit apo edhe stilin e të jetuarit me qëllim që “inferno-t” si këto të mos përsëriten. Njihuni me zjarret më të mëdha të identifikuara nga prestigjiozja britanike Thë Guardian si zjarrët që “bënë historinë” e qytetërimeve nga Lindja në Perëndim…

1. Tokio, Japoni 1923

Qyteti i Tokios u trondit nga një tërmet masiv dhe u shkatërrua nga një zjarr që shpërtheu pas rrënojave që shkaktoi tërmeti, duke shkaktuar nivelin më të lartë të humbjeve nga zjarri në Japoni plot 142 mijë ekuivalente me gjithë njerëzit që zë sipërfaqja e qëndrës së Tokios. Ajo që e bëri këtë fatkeqësi unike në llojin e saj ishte kombinimi i disa faktorëve natyrorë që prodhuan një tragjedi me efekt shkatërrues, si për shembull; tërmeti e goditi Tokion në mesditë kur shumë njerëz po gatuhen, duke rezultuar në zjarre të shumta që dilnin në të gjithë qytetin, të cilat më pas u përhapën me shpejtësi si rezultat i erërave të forta që krijuan një tajfun pranë bregut. Vala e tërmetit shkaktoi dhe një tsunami që shtoi numrin e vdekjeve dhe shkatërrimin. Plot 570 mijë shtëpi u shkatërruan dhe 1.9 milionë njerëz mbetën të pastrehë. Qyteti u rindërtua tërësisht vetëm në kohë për t’u djegur përsëri në Luftën e Dytë Botërore nga bombarduesit amerikanë B-29.

2- San Francisco, 1906

Zjarri që dogji 25,000 ndërtesa mbi 490 blloqe banimi dhe shkaktoi rreth 3,000 viktima ishte si për shkak të njeriut por edhe prej natyrës; Zjarri fillimisht erdhi si pasojë e një tërmeti masiv që goditi qytetin në orët e pararendura të 18 prillit 1906 teksa strukturat e dobëta të ndërtesave të ngritura nga njerëzit e përkeqësuan më tej bilancin e tërmetit.

3- Londër, 1212, 1666

Londra është shkatërruar 2 herë. Njëherë në vitin 1212 i njohur ndryshe si Zjarri i Madh i Southpark që shkaktoi zyrtarisht 3 mijë viktima shumica prej të cilëve humbën jetë teksa kishin mbetur të bllokuar në London Bridge. Numri i ndërtesave të shkatërruara është ende sot e kësaj dite i panjohur, ajo çka dihet është se 1/3 e qytetit të vjetër të shkatërruar. Megjithatë këto shifra nuk janë asgjë përpara ferrit të madh të 1666-ës. Ky zjarr ndikoi në jetën e banorëve të Londrës por edhe të të gjithë Anglisë. Zjarri rezultoi çuditërisht i dobishëm. I ndezur fillimisht në dyqanin e një bukëpjekësi, zjarri shkaktoi vetëm 6 viktima por dogji të gjithë lagjet e ndotura londineze, duke kryer kështu sterilizimin e qytetit dhe rrafshimin e të gjithë ndërtesave me konstruksione të dobëta dhe ndërtimin e tyre nga e para në një formë më rezistente. Ironikisht, mund të thuhet se zjarri i bëri londinezëve një “nder”.

4- Chicago, 1871

Zjarri në Chicago u rregjistrua në tetor të vitit 1871 dhe la pas 90 mijë njerëz të pastrehë dhe 17 mijë ndërtesa të shkrumbuara. Treqind viktima u dogjën në flakët e zjarrit, ndërkohë fillesa e tragjedisë ishte në një hambar kur lopa e një gruajë të varfër shkelmoi një fanar që ram bi mullar. Zjarri e pati të lehtë të përpinte të gjithë hambarin për të zbritur në qytet. Ashtu sikurse zjarri i Londrës i vitit 1666, edhe ky zjarr hapi rrugën për një Çikago të re dhe të përmirësuar që të ngrihej nga hiri dhe brenda disa dekadave do të shëndrrohej në metropolin e madh që është sot .

5- Halifax, Nova Scotia 1917

Shumica e njerëzve kurrë nuk kanë dëgjuar për këtë ngjarje. Kjo për faktin se ka ndodhur gjatë kohës së luftës dhe censorët e medias gjatë kësaj periudhe u kujdesën të mos trazonin opinionin publik tejet të ndjeshem gjatë kohës së Luftës së Madhe siç njihet ndryshe Lufta e Parë Botërore. Por e vërteta është se Halifax Harbour, Nova Scotia ishte skena e shpërthimit më të madh të krijuar nga dora e njeriut në gjithë historinë e njerëzimit. E gjithë kjo filloi mëngjesin e 6 dhjetorit 1917 kur anija mallrash Mont-Blanc, e ngarkuar me municione me destinacion Luftën që po zhvillohej në Evropë, u përplas me një transportues norvegjez në kufijtë e ngushtë të portit të Halifax, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm. Para se flakët të viniheshin nën kontroll, ata përfshinë municionet, duke shkaktuar një shpërthim me fuqi prej 3 kilotonësh.