MENU
klinika

Vaterpol

Nxehen gjakrat në gjysmëfinale, kroati godet serbin (Video)

27.07.2018 - 18:02

Rivaliteti mes Serbisë dhe Kroacisë është kudo, aq sa edhe ndeshjet në sport po përfundojnë me problem. E fundit ka pasur edhe grushte.

Ndeshja mes Serbisë dhe kampionëve në fuqi të Kroacisë, në sportin e Vaterpolos, ka degjeneruar në grushte. Kanë qenë serbët ata që janë kualifikuar për në finalen e madhe, duke e mposhtur Kroacinë me rezultatin 9-7.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë ndeshje ishte inati i lojtarëve kroatë dhe njëri prej tyre nuk i ka mbajtur dot nervat. Në videon e më poshtme duket qartë se si një lojtar i Kroacisë e godet me grusht hapur fare lojtarin serb.