MENU
klinika

Java I, duel shqiptarësh

Shorti i kalendarit të Serie A, Cristiano Ronaldo debuton kundër…

26.07.2018 - 22:56

Është hedhur sot shorti i kalendarit të Serie A për sezonin 2018-219. Java e parë, që luhet më 19 gusht, do të shohë debutimin e Cristiano Ronaldos në Verona, pasi Juventus kampion luan në transfertë përballë Chievos ndeshjen e parë të kampionatit.

Ndërkohë, ka sfida shumë interesante që në javën e parë, pasi përballë do të vihen Lazio dhe Napoli, në një duel shqiptarësh.

Përplasjet interesante të kampionatit vijojnë që në javën e dytë, me duelet Juve-Lazio dhe Napoli-Milan. Derbi i Romës dhe Napoli-Juventus luhet në javën e 7-të, derbi i Milanos do të luhet në javën e 9-të, ndërsa Juve-Inter në të 15-n.

JAVA E PARË

Sampdoria-Fiorentina

Sassuolo-Inter

Torino-Roma

Atalanta-Frosinone

Bologna-SPAL

Chievo Verona-Juventus

Empoli-Cagliari

Lazio-Napoli

Milan-Genoa

Parma-Udinese