MENU
klinika

Kandidati për drejtor teknik

Shpuza tërhiqet për Vllazninë: Voltana Ademi, si Lenka Çuko

28.07.2018 - 12:53

Vllaznia është në pritje të caktimit të trajnerit dhe drejtorit teknik. Pas emërimit të administratorit Suad Lici, është ky i fundit që drejton punën për emërimet e reja në të gjitha hallkat e klubit kuqeblu.

Në kuadrin e transparencës, është bërë një njoftim në faqen zyrtare të klubit shkodran, ku ftohen të interesuarit për trajner dhe drejtor teknik.

Një mënyrë që është përqeshur e tallur, në fakt, nga shumë njerëz. Në kryeqendrën e veriut janë përfolur kandidatura për të dyja pozicionet, por ende nuk ka vendimmarrje.

I pari që u lidh me pozicionin e drejtorit teknik ishte Vioresin Sinani, por ai e ka përjashtuar veten, për shkaqe të tijat personale.

konica sportkonica sport mobile

Edhe Luan Shpuza u pa si kandidat për këtë rol te kuqeblutë, por dhe ai ka zyrtarizuar tërheqjen, duke lëshuar edhe akuza të forta ndaj kryebashkiakes Voltana Ademi dhe administratorit të ri, Suad Lici.

Përmes faqes së vet në Facebook, Shpuza ka nënvizuar: “Desha t’i falënderoj të gjithë ata, që më propozuan postin e drejtorit teknik, miqtë e mi të sportit, por e shoh të pamundur që ta pranoj këtë detyrë në një situatë anarkie, ku njerëz joprofesionistë dhe që kanë konflikt interesi nuk të lënë dorë të lirë për të ndërtuar skuadër me trajner shkodran.

Kryetarja e Bashkisë vazhdon me bordin e vjetër dhe me urdhëra si Lenka Çuko, me metoda komuniste, të drejtojë Vllazninë si mall pa zot, në mënyrë jo transparente. Largohem nga kandidimi, sepse administratori Suad Lici ka konflikt interesi me klubin ‘Vllaznia’.

Lici ka hapur çështje gjyqësore kundër klubit dhe vazhdon të fitojë tendera në Bashkinë e Shkodrës, nën hundët e presidendes, me miratimin e kryetares. Turpi vazhdon, Vllaznia lundron në det të hapur pa kapiten. Zot fali, se nuk dinë çka bëjnë!”