MENU
klinika

14 janë analfabetë

Si do dukej BOTA me vetëm 100 NJERËZ

07.07.2018 - 23:58

Nëse do të kishte vetëm 100 njerëz në botë, sa prej tyre do të ishin në gjendje të lexonin dhe të shkruanin? Sa prej tyre do të kishin qasje në rrjet? Ç’numër do të kishte ujë të pastër për të pirë?

Të dhënat nga 100people.org na japin një pamje të asaj se si mund të duket kjo popullsi – dhe të na ndihmojë të kuptojmë më mirë përbërjen e botës sonë. Për shembull, 48 njerëz në një botë prej 100 do të jetonin me më pak se 2 dollarë në ditë dhe vetëm shtatë do të kishin një shkollim të lartë – kjo përmirësuar dukshëm që nga viti 2006, duke u rritur nga vetëm një person nga 100 që ka qenë.

Ndërkohë, 86 persona do të mund të lexonin dhe shkruanin, 87 do të kishin furnizim me ujë të pijshëm dhe 30 do të kishin qasje në rrjet.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Nëse do ta zbërthenim këtë popullsi prej 100 personash, do të ishin 75 të rritur dhe 25 fëmijë. Gjashtëdhjetë prej tyre do të ishin aziatikë, 16 afrikanë, 14 amerikanë, dhe vetëm 10 evropianë.

Krishterimi do të ishte feja më e përhapur, me 31 njerëz, pasuar nga 23 myslimanë dhe 16 jobesimtarë.

Burimi: World Economic Forum