MENU
klinika

Të shtëna në Tiranë

Të shtënat me armë në Tiranë, policia jep detajet: Si ndodhi ngjarja

26.07.2018 - 12:02

Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes që ndodhi sot tek Tregu Elektrik, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Sipas bluve, ishte një person që qëlloi me armë në ajër dy herë.

Informacion paraprak

Më datë 26.07.2018, rreth orës 09:26, në rrugën “Vath Koreshi”, shtetasi me iniciale K. K., për shkak të një konflikti për motive të dobëta me një tjetër shtetas ka gjuajtur dy herë në ajër me një pistoletë zhurmuese, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Në vendgjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja të qitura nga pistoletë zhurmuese.

Po punohet për kapjen e shtetasit K. K., dhe sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.