MENU

Ermal Meta

Vajza i propozon martesë në koncert, shihni ç’bën Ermal Meta

21.07.2018 - 17:11

Këngëtari shqiptar Ermal Meta ka fituar zemrat e të gjithëve tashmë.

Madje një vogëlushe 10-vjeçare e ka propozuar për martesë në mes të një koncerti.

Ndërkohë që po këndonte në koncertin e tij në Mofletta të Barit, Meta ka mbetur pa fjalë teksa ka parë se çfarë shkruhej në një pankartë që mbante 10-vjeçarja në dorë.

“Ermal të dua, do martohesh me mua?”- kishte shkruar vajza dhe më poshtë shihej emri i saj, Francy.

Këngëtari nga Fieri menjëherë ndërpreu koncertin, gjeti vajzën, e puthi përzemërsisht dhe dhuratën e mori me vete. Pasi ua tregoi të gjithëve deklaratën e dashurisë, Ermali vijoi koncertin.