MENU
klinika

Ligji i ri me penalitet

100 mijë lekë po gënjyet në Cens

30.08.2018 - 15:20

Nëse gënjeni në Censin e vitit 2020, merrni 100 mijë lekë gjobë. Projektligji i përgatitur nga Instat parashikon penalitet për personat që refuzojnë t’i përgjigjen pyetjeve të detyrueshme në Cens ose për ata që deklarojnë të dhëna të rreme. Për hetimin administrativ të kundravajtjeve, INSTAT do të ketë të drejtë të konsultojë bazat e të dhënave shtetërore, si, për shembull, regjistrin e shtetasve.

Të gjithë personat që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, shqiptarë apo të huaj, do të jenë të detyruar t’i përgjigjen pyetjeve të censit. Përjashtim do të bëjnë vetëm anëtarët e trupit të huaj diplomatic. Instat bën të ditur se pyetësori i Censit nuk do të ketë ndryshime thelbësore në raport me atë të vitit 2011. Të dhënat e mbledhura nga Censi do të kategorizohen në identifikuese dhe personale të individëve dhe familjeve, si edhe identifikuese dhe strukturore të banesave. Përgjigjet për çështje si përkatësia fetare do të jenë fakultative dhe individët mund të zgjedhin të përgjigjen ose jo.

Konfidencialiteti i të dhënave të grumbulluara nga Censi duhet të mbrohet sipas ligjit “Për statistikat zyrtare” dhe “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Kur përpunimi i të dhënave bëhet nga INSTAT në një mënyrë që mundëson identifikimin e drejtpërdrejtë të individid apo njësisë familjare, këto të dhëna duhet të kodohen.