MENU
klinika

Historia tronditëse!

12 vjeçari që mban familjen

15.08.2018 - 11:10

Kjo është një nga ato histori që dëgjojmë rrallë. Një djalosh, vetëm 12 vjeç nga Kukësi, shkon dhe ruan dhentë në Kosovë për 100 euro në mënyrë që të sigurojë disa të ardhura për familjen.

Këtë e ka bërë të ditur fotografi Kosovar Blerim Bytyçi i cili më tej shkruan:

Djaloshi në fotografi është vetëm 12 vjeçar dhe gjendet i vetëm në bjeshkët më të thella në fshatin Restelicë duke u kujdesur për një tufë dele.

Djaloshi me origjinë nga fshati Borje/ Kukës, bën një punë këtej kufirit i vetëm dhe për vetëm 100€ në muaj, për t’u kujdesur për familjen e tij.

Realiteti i festimit: “Dita Botërore e të Rinjve” Shqipëri 2018”.