MENU
klinika

Talenti zgjedh Shqipërinë

17 vjeçari lë Gjermaninë për Kombëtaren kuqezi

22.08.2018 - 17:32

Një tjetër talent shqiptar u bashkohet ekipeve tona kombëtare. Kombëtarja U-17 e Shqipërisë e ka fituar edhe një talent kosovar, i cili e braktisi Gjermaninë me qëllim që të mbrojë ngjyrat kuq e zi.

Për ironi të fatit, debutimin ky talent ta bëjë pikërisht kundër vendit nga e ka prejardhjen, Kosovës, në një ndeshje miqësore. Kombëtarja e moshave U-17, ka marrë një përforcim me vlera.

Sulmuesi 16-vjeçar, Fisnik Asllani, që më parë ka luajtur edhe për ekipet e moshave të Gjermanisë, është thirrur nga trajneri Mustedanagiç, për miqësoret që 17-vjeçarët do të luajnë ndaj Kosovës, në muajin shtator.

fisnik asllani
fisnik asllani

Asllani, me origjinë nga Kosova, luan në sulm, dhe është pjesë e akademisë së Union Berlinit. Lista e plotë nuk është bërë ende publike, por trajneri mendohet se do të provojë shumë lojtarë të rinj, me perspektivë për të ardhmen.