MENU
klinika

Lufta ndaj shpyllëzimit

4 raste frymëzuese për shtimin e pyjeve

18.08.2018 - 19:00

Në vijim renditen katër raste tejet frymëzuese se si vende të ndryshme nëpër botë janë duke krijuar pyje të reja.

Nr. 1: Pakistani po mbjell më shumë se 1 miliard pemë
Ka mbjellë 750 milion deri në vitin 2015, duke u siguruar vende pune gati 500 mijë njerëzve.

Nr.2: Kina është duke mbjellë sipërfaqe pyjore sa madhësia e Irlandës
Për të arritur në këtë pikë, ajo ka përfshirë 60 mijë trupa.

Nr.3: India ka mbjellë 66 milion pemë në vetëm 12 orë në vitin 2017
Numri i personave që u përfshi në këtë sipërmarrje gjigante ishte 1.5 milion njerëz. Dhe vendi ka premtuar të ripyllëzojë 12 për qind të tokës së tij deri në vitin 2030.

Nr.4: Vendet afrikane po mbjellin një mur 8 mijë kilometra të gjatë me pemë, të quajtur Muri i Madh Jeshil

Nga Senegali në Djibouti
Për të forcuar sigurinë ushqimore dhe për të mposhtur ndryshimin e klimës Senegali ka mbjellë tashmë 11 milion pemë. Ndërsa Nigeria ka rikthyer 5 milion hektarë tokë të degraduar, duke krijuar kështu 20 mijë vende pune.
Shpyllëzimi është një çështje globale kritike, duke qenë se jemi duke humbur 10 miliard pemë çdo vit, që nënkupton më pak dioksid karboni të absorbuar, dhe jeta bëhet më e vështirë për ata 1.6 miliard njerëz që varen nga pemët për të mbijetuar.
Shpyllëzimi na bën gjithaq më pak të rikuperueshëm nga pasojat e kushteve ekstreme të motit, që përbëjnë tanimë kërcënimin më të madh ndaj njerëzimit.

Shkaqet e shpyllëzimit në Shqipëri janë të shumta. Prerja e pyjeve ndodh më tepër për qëllime përfitimi, dhe më pas vijnë prerjet për dru zjarri e hapje tokash buke. Vitet e fundit, shumë pyje e zabele të Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë janë djegur për të ndërtuar mbi to tokë. Prerjet e paligjshme janë një faktor i vazhdueshëm dëmtues i pyjeve, por ka nismat të vlerësueshme për pyllëzimin e zonave të caktuara në vendin tonë.

A duhet të mbjellim edhe më shumë pemë?