MENU
klinika

Diva e muzikës italiane

40 vjet më parë koncerti i fundit i Minës

18.08.2018 - 11:03

Ishte gushti i vitit 1978. Italia qe përfshirë nga vala e terrorizmit,kishte një President të ri të Republikës dhe një Papë të ri gjithashtu. Skena muzikore e asaj vere dominohej nga Renato Zero dhe Amanda Lear. Por mbi të gjithë shkëlqente Mina.

40 vjet të shkuara Tigri i Kremonës la skenën për të mos iu kthyer kurrë më. Prej katër dekadash Mina u tërhoq nga jeta publike dhe herë pas here shfaqet vetëm me ndonjë album.

Më 23 gusht të 78-ës Mina do të mbante në Bussoladomani të Viareggio-s koncertin e fundit të karrierës së saj dhe ajo që do të shkaktonte braktisjen e saj ishte një bronkopneumoni. E përditshmja italaine “La Stampa” shkruan se atë mbrëmje spektakli i Minës do të hapej nga komiku Walter Chiari, i cili u zëvendësua me Beppe Grillo-n, atë që do të bëhej ylli I ri I politikës italiane me “Lëvizjen 5 Yjet”. Pas asaj mbrëmjeje ishin parashikuar edhe koncerte të tjera të cilat Mina i anulloi.

Sëmundja e detyroi të qëndrojë gjatë në shtëpi e për këtë arsye të shijojë edhe një jetë të cilën e kishte harruar. Aq e ëmbël ishte qetësia shtëpiakë sa Mina të merrte vendimin drastik për të mos iu kthyer kurrë më skenës muzikore. Massimiliano Pani, i biri Minës, kujton se dy koncertet në Viareggio ishin të fundit kur pa nënën në skenë “Isha15 vjeç. Mbresëlënëse. Njerëzit përplasnin duart dhe këmbët. Kishte një klimë të tensionuar një emocion të jashtëzakonshëm.”