MENU

Konflikti me SHBA-në

A do ta ndihmojë Gjermania Turqinë?

21.08.2018 - 11:11

Ka shumë spekulime se Gjermania mund të jetë gati të ofrojë ndihmë financiare për Turqinë kur Presidenti Rexhep Erdogan të vizitojë vendin muajin e ardhshëm, por analistët thonë se nuk ka gjasa që Ankaraja të kërkojë ndihmë.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Andrea Nahles, kreu i Partisë Social Demokratike (SPD), një partner në qeverinë konservatore të koalicionit të Kancelares Angela Merkel, tha në fundjavë se ndihma gjermane për Turqinë, e cila po përjeton një krizë ekonomike, është e mundur.

 

Gjermania duhet të ndihmojë Turqinë, pavarësisht nga tensionet politike me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan” tha Nahles në një intervistë duke shtuar se Turqia është një partner i NATO-s, i cili nuk mund të injorohet.

Megjithatë, duket se Berlini kërkoi të mos fliste rreth komenteve të Nahles, sepse një zëdhënës i qeverisë tha se çështja e ndihmës financiare për Turqinë “nuk është vendosur për momentin” raportoi Reuters dhe se Turqia do të drejtohet tek Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për ndihmë.

Nëse Turqia, e cila po përjeton paqëndrueshmëri të monedhës pas një tensioni me SHBA-në, do të kërkonte tek dikush ndihmë është një çështje tjetër, besojnë ekspertët.

“Ndihma financiare mund të jetë një nga opsionet, por unë nuk shoh shansin që kjo të ndodhë” tha Olaf Boehnke, një këshilltar i lartë në Rasmussen Global, të hënën për “Connection Capital” të CNBC.

 

“Më së shumti Erdogan dhe qeveria e tij ngurrojnë për të pranuar ndonjë mbështetje nga të huajt, sepse për ta është një çështje krenarie, por nëse do të ishte momenti ku do të kishin nevojë për këtë lloj ndihme, mendoj se Gjermania do të jepte ndihmë , pa dyshim” tha këshilltari.

Mosmarrëveshja e Turqisë me Shtetet e Bashkuara ka lindur kryesisht mbi paraburgimin e pastorit amerikan Andrew Brunson. George Dyson, analisti i Turqisë , i tha CNBC të premten se kriza dukej se ishte thelluar gjatë javës së fundit.

 

Megjithatë, është e vështirë të shikosh se sa ndihma financiare nga Gjermania mund të ndihmojë nëse nuk gjendet zgjidhje me SHBA-në.

Turqia është ende e varur nga fondet e dollarit dhe ajo duhet të normalizojë politikën e saj të brendshme monetare, siç është vendosja e normave më të larta të interesit, si dhe të zgjidhë çështjen me SHBA. Siç kanë thënë shumë analistë kohët e fundit, Evropa nuk është një alternativë për marrëdhëniet me SHBA.

Përgatiti Ana Cuca