MENU
klinika

Për të mira publike cilësore

A duhet t’i taksojmë edhe më shumë të pasurit?

15.08.2018 - 15:00

Jeta e çdokujt varet nga spitalet, rrugët, policia dhe shkollat, por ato janë të kushtueshme dhe qeveritë në të gjithë botën po e ndiejnë presionin. Atëherë, si mund të arrijmë që në të ardhmen të përballojmë shërbime publike të një cilësie të lartë?

Pse është shtuar presioni mbi shërbimet publike?

Popullatat po plaken. Ndërsa numri i pensionistëve rritet, të punësuarve do t’u duhet të paguajnë më shumë taksa për t’i mbështetur. Ndonëse teknologjia e kujdesit shëndetësor po përmirësohet, kostoja e kujdesit shëndetësor po rritet gjithashtu.

Por ku do të gjenden të hollat?

Në parim, qeveritë mund të tatojnë tri gjëra: të ardhurat, konsumin apo pasurinë.

Nuk është iluzion. Taksat mbi të ardhurat vërtet janë rritur gjatë 50 viteve të fundit. Të dhënat tregojnë se taksat mbi të ardhurat, duke përfshirë edhe taksën korporative, dekurajojnë njerëzit prej të punuarit. Vendet me tatime të ulëta mbi të ardhurat, të tilla si Britania e Madhe, priren të kenë rritje më të fortë ekonomike.

Së dyti, konsumi. E ngjashme me taksën e shitjeve në Amerikë, apo tatimi mbi vlerën e shtuar për blerjet në Evropë; një problem me taksat e konsumit është se ato godasin më fort të varfrit, të cilët shpenzojnë më shumë nga të ardhurat e tyre në harxhet e përditshme.

Së treti, kemi taksat mbi pasurinë. Kjo mund të jetë një ide më e mire se tatimi i të ardhurave apo konsumit, ndoshta ngaqë vendos një tarifim më të lartë mbi gjërat që njerëzit e pasur kanë si p.sh. prona dhe investime.

Disa ekonomistë përkrahin diçka që quhet taksë mbi vlerën e tokës dhe kjo është praktikisht ajo që tatohet: vlera e ngastrave të tokës, dhe kjo mund të vjelë shumë para. Një taksë mbi vlerën e tokës ka shumë pak pasoja të këqija të paqëllimshme.

Problemi është se tatimi i pasurisë nuk është politikisht i lehtë. Pronarët e shtëpive, për shembull, do të tërboheshin nëse do u kërkohej të paguanin taksa më të larta për pronënpor nëse njerëzit duan shërbime të mira qeveritare, do të duhen para.

Taksat mbi pasurinë janë gjithmonë të papëlqyeshme, por herët a vonë, qeveritë do të duhet të shtrëngojnë fort dhëmbët.

Përshtati në shqip për Konica.al: G. Mimi

Burimi: The Economist