MENU
klinika

Projekti i nxënësve të shkollës "Raqi Qirinxhi"

Art dhe dituri në 3D

16.08.2018 - 19:55

Në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në qytetin e Korçës mësimdhënia zhvillohet si në një mjedis të mirëfilltë krijmtarie artistike. Muret e çdo klase janë shëndrruar në telajo pikturash 3D që pasqyrojnë në mënyrë simbolike secilen prej lëndëve që zhvillohen gjatë procesit mësimor. Nisma për krijimin e këtij projekti, një fryt konkret i punës së nxënësve dhe mësuesve , është ndërmarrë nga drejtoria e shkollës në bashkëpunim me profesorin e historisë së artit, Arjol Pepin. Që prej vitit 2016 e deri më tani ky projekt rezulton i zbatuar në mënyrë të suksesshme.

 

Edhe pse viti shkollor ka përfunduar, gjimnazi “Raqi Qirinxhi” duke qenë pjesë e nismës së Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Shkolla Qendër Komuitare” mban dyert hapur në shërbim të nevojave të komunitetit. Kështu mjedise si palestra, biblioteka dhe të tjera klasa ku shpalosen në 3D mjeshtëria e nxënësve të grupit të pikturës janë në dispozicion të komunitetit të zonës përreth. Anxhela Selimllari tregon se i kalon orët e pasdites në palestrën e shkollës për ngrohtësinë dhe ambientin frymëzues dhe motivues që këto piktura murale kanë krijuar . “Të jep një ndjesi pozitive, frymëzuese ky mjedis. Më pëlqen të kalojë kohën në të sepse ndihem e relaksuar shpirtërisht dhe fizikisht me aktiviteti që kryej në palestër” – tregon ajo.

 

Për këtë qëllim është ndërmarrë edhe ky projekt nga nxënësit të udhëhequr nga profesor Arjol Pepi. “Kjo ka qenë një ndër arsyet primare se përse u ndermorr ky projekt, të nxiste dëshirën për të mësuar dhe te frymëzonte nxënësit. Kanë qenë po këta të fundit të cilët kanë bërë përzgjedhjen e pikturave që do të realizioheshin në murin e klasës së tyre”. Mes të tjerash një prej e antarëve të grupit të punës , Tea Milo shprehet se projekti i ka shërbyer edhe vetë nxënësve pjesëmarrës të kombinojnë artin me dijen në një formë të dobishme për të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit