MENU
klinika

Rokadë në Prokurori

Arta Marku i beson një gruaje Prokurorinë e Tiranës. Elisabeta Ymeraj zë vendin e Dritan Rreshkës

01.08.2018 - 12:42

Elisabeta Ymeraj është vendosur në krye të Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit të Dritan Rreshkës. Deri tani, ajo ka qenë prokurore tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Prokurorisë.

Dritan Rreshka u shkarkua dje (31 korrik) ku vendimi u dha nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit ndërsa prokurori nuk ishte i pranishëm në sallën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit .

Në seancën dëgjimore u konstatua se ka pasur deklarime te rreme dhe fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme për pasurinë.

Sipas ILDKPKI, Rreshka nuk kishte bërë deklarim të saktë, kishte mungesë burimesh financiare, kishte bërë fshehje pasurie dhe deklarim të rremë. KPK deklaroi se subjekti ka mungesë burimesh financiare për investimet në bono thesari në vlerë 7.9 milionë lekë në vitin 2015 dhe 2016.