MENU
klinika

Marrëdhënie me të miturin

Asia Argento në telashe: seks me Jimmy Bennett

22.08.2018 - 19:14

Adresa e famshme e thashethemeve Tmz thellon skandali mes akuzave për ngacmime seksuale ndaj Asia Argento-s. TMZ diskretiton simbolin e lëvizjes ME TOO duke publikuar edhe një selfi në shtrat të aktores italiane me aktorin e ri që e ka akuzuar.

Bashkë me foton Tmz ka shpërndarë edhe disa sms ku aktorja pranon se ka kryer marrëdhënie me djaloshin që asokohe ishte vetëm 17 vjeç.

Mesazhet mendohet se i janë dërguar një mikut të Argento-s pasi shpërtheu skandali ku pohon se: “Kam bërë seks me të, u ndjeva çuditshëm. Nuk e dija që ishte minoren.”

Më herët aktorja italiane e kish mohuar marrëdhënien me Bennett, tani 22 vjeçar. Selfi i publikuar përbën veç një prej dokumenteve që ka shtënë në dorë New York Times e cila është dhe burimi i hetimit të këtij skandali. Dokumentet i janë dërguar gazetës amerikane nga një burim anonim me anë të imeilit dhe përmbajnë selfin që daton 9 maj 2013 ku shihen dy aktorët në shtrat në çaste intime.

New York Times shtoi se Asia Argento ka arritur një marrëveshje me Bennett për ta dëmshpërblyer në shifrën e 380 mijë dollarëve djaloshin që pas eksperiencës deklaroi se ka patur një gjendje të rënduar emocionale që i ka kushtëzuar karrierën.

Asia Argento ishte ndër aktoret e para që denoncoi producentin Harvey Weinstein për ngacmime seksuale teksa tani e sheh veten të përfshirë në një ngjarje të ngjashme.