MENU
klinika

Sky Italia: "Jashtë "X Factor" nëse konfirmohen akuzat

Asia Argento, nën akuzë për ngacmime seksuale

21.08.2018 - 09:04

Nga akuzuese në të akuzuar.

Pas lajmit të publikuar në New York Times Twitter dhe Facebook janë mbushur me mllef ndaj aktores italiane, e para që akuzoi bosin e Hollivudit Harvey Weinstein për ngacmime seksuale.

Nëse akuzat e hedhura nga shkrimi i New York Times do të rezultojnë të vërteta atëherë Argento do te mbetet jashtë jurisë së spektaklit të Sky Italia “X Factor” që pritet të nisë në 6 shtator.

“Kjo histori do të ishte krejt e papranueshme me vlerat dhe parimet tona etike” thuhet në një deklaratë të grupit mediatik

Asia Argento është një nga katër pjestaret e jurisë ndërkaq bëhet e ditur se shumë nga seritë e spektaklit që do të shfaqen tek Sky Uno tashmë janë regjistruar.

Gjithçka nisi pas shkrimit të prestigjiozes amerikane sipas së cilës Asia Argento i ka paguar 380 mijë dollarë aktorit Jimmy Bennett si dëmshpërblim ndaj sulmit seksual të ndodhur në Kaliforni pesë vjet më parë.

Askohe djali ishte 17 vjeç dhe  kish qenë protagonist në filmin “Ingannevole è il cuore più di ogni cosa”.