MENU
klinika

Udhëtimi fatal

Atleti kampion bote humb jetën gjatë një aksidenti

08.08.2018 - 13:25

Një lajm i trishtë vjen nga sporti i atletikës. Atleti kenian Nicholas Bett, i cili u shpall kampion botëror në garën e 400 metrave në “Pekin 2015”, ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në vendin e tij.

Ai ishte kthyer nga kampionati kontinental që po zhvillohej në Nigeri. 28-vjeçari humbi kontrollin e makinës së tij duke rënë në një kanal, e konfirmuar zyrtarisht nga familja e sportistit dhe policia keniane.

konica sportkonica sport mobile

Bett bëri histori në Botërorin e vitit 2015 në Pekin, duke u bërë keniani i parë që fitonte një titull ndërkombëtar për distanca më të shkurtra se 800 metra.

Ai në të kaluarën ka fituar gjithashtu dhe medalje në kampionatet afrikane. Federata Ndërkombëtare e Atletikës deklaroi se ky është një lajm mjaft i trishtë për të gjithë botën e sportit.