MENU
klinika

Derbi në Superkupën e Europës

Atletico Madrid “hakmerret” ndaj Realit

15.08.2018 - 23:34

Nis rënia e Realit të Madridit. Pasi kanë fituar tri herë radhazi Champions League, ndër këto, dy herë në finale ndaj Atletico Madrid, “Los Blancos” nisin kurbën e rënies.

Atletico Madrid ka triumfuar në finalen e Superkupës së Europës me rezultatin 4-2 ndaj Real Madrid, në një derbi të vërtetë që u zhvillua në Tallin të Estonisë.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa Atletico ngriti lart trofeun në kohën shtesë, pasi shënoi dy gola.

Ndeshja nisi mirë për fituesin e Europa League, teksa që në minutën e parë Diego Costa shënon një gol spektakolar në një pozicion tepër të prirët.

Gjithsesi, në minutën e 27-të, Benzema përgjigjet po me një gol të bukur, shënuar me kokë në një kënd të vështirë.

Pjesa e dytë nis me gol për Realin e Madridit, kur Sergio Ramos kalon në avantazh të tijtë me 11-metërsh.

Megjithatë, sërish Diego Costa në fundi barazon shifrat. Në shtesë, Saul dhe Koke shënojnë dy gola për Atleticon dhe i japin Superkupën e Europës skuadrës së tyre.

Atletico Madrid e merr këtë trofe për herë të tretë, duke shkurorëzuar kështu pikërisht Real Madrid, që një vit më parë mundi në finale Manchester United në Shkup të Maqedonisë.